4 drejtorë të klinikave raportuan para Bordit Drejtues-ShSKUK

Me qëllim të njohjes me punën, sukseset, sfidat, kërkesat dhe vështirësitë që kanë, në mbledhjen e 36-të, të Bordit Drejtues të ShSKUK-së, sot në rend të ditës, raportuan katër klinika të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Kryesuesi i Bordit Drejtues- ShSKUK, Naim Bardiqi, tha se Bordit Drejtues, i ka ftuar klinikat për raportim me qëllim që të shihet nga afër puna, shfrytëzimi i kapaciteteve, por edhe kërkesat, sfidat dhe vështirësitë që i kanë këto klinika.

Në këtë mbledhje raportuan drejtorët Klinikës së Pediatrisë, Klinikës së Neonatologjisë, Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Klinikës së Gjinekologjisë me Obstetrikë.

Pas raportimit të tyre, anëtarët e Bordit Drejtues, kërkuan ngritje të kapaciteteve të punës, shfrytëzim më të mirë të kapaciteteve humane dhe pajisjeve mjekësore dhe performancës së përgjithshme.

Anëtarët e Bordit Drejtues, pas takimit vizituan këto klinika, duke u njohur më për së afërmi me punën dhe shërbimet aktuale që ofrohen.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors