Bordi Drejtues dhe drejtori i ShSKUK-së, vizituan Spitalin e Gjakovës dhe Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë

Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës vizituan Spitalin e Gjakovës dhe Qendrën e Mjekësisë së Punës në Gjakovë, ku panë nga afër punën që po bëhet dhe biseduan me profesionistët shëndetësorë për sfidat e shqetësimet e tyre, ndërkaq folën edhe për projektet që do të nisin të zbatohen së shpejti, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët.
Kryesuesja e Bordit të SHSKUK-së, Agreta Gecaj- Gashi, anëtarët tjerë të bordit dhe drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, u zotuan se, konform legjislacionit në fuqi dhe statutit të SHSKUK-së, spitaleve dhe njësive tjera përbërëse të SHSKUK-së do t’u garantohet pavarësi e plotë në vendimmarrje.
Ata theksuan edhe njëherë se të gjithë, pa dallim, do të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe nuk do të ketë favorizme në ndarjen e buxhetit.
Por, kryesuesja Gecaj- Gashi dhe drejtori Krasniqi kishin edhe disa kërkesa për menaxhmentin e Spitalit të Gjakovës dhe të Qendrës së Mjekësisë së punës, me theks të veçantë planifikimin për vitin e ardhshëm, që duhet të jetë në përputhje me buxhetin e lejuar.
Drejtuesit e SHSKUK-së vizituan edhe objektin e Emergjencës, në të cilën punimet për rinovimin e hapësirave të saj janë në fazën përfundimtare.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors