Në vazhdën e vizitave në spitalet e përgjithshme, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, i kryesuar nga Naim Bardiqi, bashkë me anëtarët e Bordit Drejtues dhe drejtorin e përgjithshëm të ShSKUK-së, Elvir Azizi, ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Pejës dhe Qendrën e Shëndetit Profesional me Shtëpitë për Integrim.
Gjatë takimit të Bordit Drejtues, Kryesuesi, Naim Bardiqi, tha se do të përqëndrohen në racionalizim të shërbimeve shëndetësore në të gjitha spitalet e përgjithshme, mbështetur në nevojën për ofrim të shërbimeve, në zonën e përgjegjësinë e spitalit ku jetojnë qytetarët.
Po ashtu, ai theksoi se vëmendje do t’i kushtohet edhe reduktimit të listave të pritjes, analizës së shfrytëzueshmerisë së kapaciteteve, burime njerëzore dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së avancuar.
” Në po punojmë për rritje të cilësisë së shërbimeve dhe sigurisë gjatë ofrimit të tyre, duke pasur pacientin në qendër,
mbështetur në parimin e kosto-efikasitit” u shpreh Kryesuesi Bardiqi
Në anën tjetër, Elvir Azizi, drejtor i Përgjithshëm i ShSKUK-së, tha se është duke analizuar raportet e punës dhe gjendjen në secilin institucion përbërës të ShSKUK-së, për të vepruar në përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore.
Fazli Shala, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, prezantoi raportin 3 mujor të punës, duke paraqitur punën dhe shfrytëzimin e kapaciteteve në secilin repart të spitalit.
Ai paraqiti kërkesat dhe nevojat që ka spitali për investime, në mënyrë që të rritet cilësia e shërbimeve shëndetësore.
Nysret Pepaj, drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor dhe Shtëpive me Integrim, raportoi për shërbimet që ofrojnë ky institucion dhe planin për zhvillim e avancim të shërbimeve.
Anëtarët e Bordit Drejtues dhe drejtori i ShSKUK, vizituan disa nga repartet e Spitalit dhe panë nga afër punën që po bëhet në to.








