Bordi Drejtues i ShSKUK vizitoi Spitalin e Pejes

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, i kryesuar nga Dr. Aida Rexhepi, ka vizituar të martën Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Drejtori i Spitalit, Dr. Fazli Shala, ka shpalosur disa nga projektet që janë në zhvillim e sipër.
Anëtarët e Bordit Drejtues ofruan përkrahje të plotë për zhvillimin dhe realizimin e këtyre projekteve. Ndër të tjera vizituan edhe Repartin e Radiologjisë që është në rinovim, duke përfshirë edhe hapësirën për vendosjen e Rezonancës Magnetike.

Gjithashtu, u ofrua përkrahje për funksionalizimin e laboratorit të histo-patologjisë, që është pjesë e projektit për aktivizimin e laboratorëve në fjalë në të gjitha Spitalet Rajonale.

Gjatë takimit, Bordi Drejtues u njoftua, që furnizimi me barna dhe material shpenzues ka qenë i qëndrueshëm vitet e fundit.

Në këtë Spital, ka përfunduar projekti i oksigjenimit qendror, si projekt dhe investim i ShSKUK.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors