Dr.Tomaž Štupnik nga Universiteti i Lubjanës vizitoi QKUK-në

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, bashkë me drejtorin e Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Dr. Nazmi Kolgeci, kanë pritur në takim pune Dr.Tomaž Štupnik nga Universiteti i Lubjanës në Slloveni.
Gjatë takimit është biseduar në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet Klinikës së Kirurgjisë Torakale dhe Klinikës së Kirurgjisë Torakale të Universitetit të Lubjanës në Slloveni.

Dr.Štupnik, ofroi përkrahje për trajnim të stafit mjekësor nga Kosova, me qëllim të avancimit të shërbimeve të kirurgjisë torakale në Kosovë.

Profesor Tomaž Štupnik është kirurgu i parë në Evropën Juglindore që kreu ndërhyrje me metodën e njohurs VATS.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors