Drejtoresha e ShSKUK-së, takoi Kryetaren e FSShK-së

Pranvera Zejnullahu- Raçi, ushtruese e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), ka pritur në takim Kryetaren e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, znj, Tevide Imeri.
Në takim është diskutuar për mbarëvajtjen e punës në kuadër të institucioneve shëndetësore që janë në varësi të ShSKUK-së.

Gjatë takimit u vlerësua puna e punëtorëve shëndetësorë, përderisa u tha se po punohet për mirëqenie me të mirë të tyre.

Të dyja palët u pajtuan që në të gjitha grupet punuese në kuadër të ShSKUK-së, me qëllim të informimit të drejt dhe shtyrjes para të proceseve, të ketë edhe një përfaqësues nga FSShK.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors