Drejtori Krasniqi takon sindikalistët e infermierisë

Ushtruesi i deytyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka pritur në takim pune drejtuesit e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.
Në takim është biseduar në lidhje punën e infermierëve, me theks të veçantë angazhimin e infermierëve gjatë kohës së Pandemisë së Covid-19.

Poashtu, u bisedua në lidhje zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtesat prej 300 eurove për infermirët.

Ai ka falënderuar sindikalistët dhe të gjithë infermierët për angazhimin e tyre të vazhdueshëm dhe punën profesionale që po bëjnë me pacientët në përgjithësi, e sidomos me trajtimin e rasteve me Covid.

Duke folur për zbatimin e Vendimit të Qeverisë për shtesat në pagë, drejtori Krasniqi, ka siguruar sindikalistët e infermierisë se zbatimin e vendimit do të bëhet në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë.

Në anën tjetër, drejtuesit e Sindikatës së Infermierisë, kanë falenderuar drejtorin për takimin dhe angazhimet e vazhdueshme për të siguruar mirëqenie dhe kushte më të mira për infermierët.

Gjatë takimit, drejtuesit e Sindikatës u pajtuan dhe u bindën se ekziston vullnet dhe angazhim konkret nga ShSKUK, për tejkalim të situatës në lidhje me shtesat për muajin korrik dhe gusht për infermierët.

Post Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors