Ipko dhuron donacion për Klinikën e Onkologjisë

Kompania IPKO, ka dhuruar donacionin e radhës për Klinikën e Onkologjisë, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Dorëzimin e donacionit e ka bërë drejtori gjeneral i IPKO-s, z. Andras Pali, kurse të pranishëm ishin u.d. drejtori Departamentit Shëndetësor në ShSKUK, Dr. Ardian Shefkiu dhe u.d. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari dhe drejtori I Klinikës ë Onkologjisë, Dr. Ilir Kurtishi, të cilët e kanë falënderuar këtë kompani për donacionin.

Në donacion përfshihen 6 televizorë për pacientët që trajtohen me kimioterapi në këtë klinikë si dhe shërbimet e televizionit kabllor që ofrohen për 3 vjet më radhë.

Më herët janë dhuruar 400 pako esenciale për pacientët që po trajtohen me kimioterapi, 5 shtretër kimioterapie, 100 proteza të gjirit dhe 100 sytjena të nevojshme pas trajtimit të kancerit të gjirit, 38 paruke si dhe shërbime të internetit dhe televizionit digjital për 3 vite.

Për Klinikën Onkologjisë në QKUK, IPKO kishte dhuruar edhe sistemin e sofistikuar të ultrazërit, PhilipsClearVue 650 për Klinikën e Onkologjisë, i cili zbulon kancerin në fazat e hershme të tij.

Donacione kishte dhuruar edhe për Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, 150 komplete set çarçafësh, 100 çarçafë, 70 jorgan, 100 jastëk, një makinë larëse dhe një makinë tharëse, të identifikuara si nevoja esenciale për këtë klinikë. Poashtu, 5 inkubatorë të rijnë për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në vitin 2012

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors