Ish-Presidentja Jahjaga vizitoi Klinikën e Onkologjisë

Ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga me bashkëpunëtore, ka vizituar të mërkurën Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Gjatë takimi me u.d. drejtoreshën e përgjithshme të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, menaxhmentin e klinikës dhe stafin, ajo prezantoi disa nga projektet që po zhvillon Fondacioni “Jahjaga”.

Në takim u bisedua në lidhje me mundësinë që përmes donatorëve të ndryshëm të përkrahen projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve onkologjike.

Znj. Jahjaga pas takimit ka vizituar disa nga shërbimet e Klinikës së Onkologjisë dhe pacientët që po marrin shërbime shëndetësore.

Në shoqëri të vizitës së Presidentes Jahjaga ishte edhe Znj. Nafije Latifi nga organizata joqeveritare “Jeta Vita”, e cila në vazhdimësi ka përkrahur fushatat që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe avancim e tyre.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors