Karitasi Zviceran mbështet trajnimin e stafit

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, ministrja e Punëve të Jashtme e Lihtenshtajnit, Dominique Hasler, dhe drejtori i Caritasit Zviceran në Kosovë,
Gerhard Schaumberger, qëndruan në Klinikën e Pediatrisë të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, derisa Karitasi Zviceran ka filluar implementimin e projektit “Avancimi i Përbashkët i Trajnimeve dhe Punësimit në Sektorin e Arsimit (TAKE)”, i cili një ndër objektivat ka bashkëpunimin me Pediatrinë për realizimin e një sërë projektesh.

Zejnullahu Raçi i falënderoi ata për vizitën dhe ndihmën e vazhdueshme dhënë shëndetësisë në Kosovë, ndërsa theksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit.

Gjatë takimit, ministrja e Jashtme e Lihtenshtajnit, Dominique Hasler, vlerësoi lart punën që po bëhet në Klinikën e Pediatrisë, derisa konfirmoi edhe njëherë gatimshmërinë e shtetit të saj për ta ndihmuar QKUK-në, sidomos fëmijët, që po trajtohen në Pediatri.

Me projektin “Avancimi i Përbashkët i Trajnimeve dhe Punësimit në Sektorin e Arsimit (TAKE)”, parashihet pajisja e 2 qendrave (hapësirave) për zhvillim dhe mësim në Klinikën e Pediatrisë për fëmijët e hospitalizuar- përfshirë trajnimin e stafit, zhvillimi i një udhëzuesi për profresionistët, që punojnë me fëmijët e hospitalizuar, inkuadrimi i edukatorëve dhe mësimdhënësve në punën me fëmijë në Pediatri, si dhe realizimi i aktiviteteve mujore me fëmijët.

Në takim morën pjesë edhe Panagiotis Potolidis-Beck- udhëheqës i Divizionit për Çështje Ekonomike dhe Zhvillim, Sarah Nigg – diplomate, Divizioni për Çështje Ekonomike dhe Zhvillim, Zyra për Punë të Jashtme, Gerta Ymeri dhe Arrita Gola nga Ministria e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe përfaqësuesit e stafit të Projektit TAKE- Krenare Lleshi, Albert Bakalli dhe Shukrije Lecaj.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors