Klinika e Gastroenterologjisë pajiset me Gastroskopin e dytë

Klinika e Gastroenterologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me Gastroskop të ri, që pritet ta reduktojë në masë të madhe listën e pritjes.
Ky është gastroskopi i dytë, me të cilin për një kohë të shkurtër është pajisur kjo klinikë.
Gastroskopi është një aparaturë që ekzaminon dhe trajton problemet te organet e brendshme, si ezofagu, lukthi dhe zorra dymbëdhjetë gishtore.
Drejtori i Klinikës së Gastroenterologjisë, dr. Zaim Gashi, është shprehur i kënaqur me ardhjen e pajisjes së re, derisa ka thënë që lista e pritjes për shërbimin e Gastroskopisë pritet të zvogëlohet dukshëm pas ardhjes së saj.

“Është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë, për shkak se patën filluar edhe listat e pritjes të zgjaten, mirëpo menjëherë është hetuar që kemi zvogëlim të kohës së pritjes. Domethënë, lista e pritjes nuk është qysh ka qenë më herët, por dukshëm ka filluar të bie”, thotë Gashi.

Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK kanë hartuar politika konkrete këtë vit për investime në pajisje, në përputhje me nevojat e klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, me synim të përmirësimit të kushteve rreth ofrimit të shërbimeve për pacientin.

Post Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors