Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar- qershor 2022 janë kryer 248 operacione të përgjithshme dhe 91 operacione me anestezion lokal.
Për gjashtë muaj, në këtë klinikë janë bërë edhe 50 bronkoskopi.
Në bazë të raportit të punës, gjatë kësaj kohe janë realizuar edhe 228 drenazhe torakale dhe 1 mijë e 726 vizita ambulatore.
