Klinika e Neonatologjisë pajiset me paisje për shikim të venave

Ekipi i Projektit “HOPE” i ka dorëzuar 6 Vein Viewers (pajisje për shikimin e venave) Klinikës së Neonatologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, donacion nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit.
Marrja e mostrave të gjakut është një ngjarje traumatike për shumicën e fëmijëve dhe ndonjëherë një procedurë sfiduese edhe për infermierët më të trajnuar.

Por, me pajisjen e Vein Viewers kjo procedurë kryhet më lehtë dhe më sigurt.

Projekti “HOPE” është një organizatë ndërkombëtare humanitare, misioni i së cilës është të mbështesë punonjësit e kujdesit shëndetësor në mbarë botën.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors