Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, vizitoi Spitalin e Kiurgjisë Pediatrike në QKUK, aty ku kardiokirurgë dhe kardiologë amerikanë po trajtojnë fëmijët me probleme në zemër.
Mjekët e organizatës “Gift of Life International” kanë ardhë në Kosovë ditën e diel dhe deri tani kanë kryer 5 operacione kardiokirurgjike dhe 10 intervenime kardiologjike te pacientët.
Ata do të qëndrojnë në Kosovë deri të shtunën e kësaj jave dhe, sipas programit operativ, do të realizohen nga ta edhe 5 operime kardiokirurgjike dhe 7 deri në 10 intervenime kardiologjike.






