Klinika e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk i ka ndalur asnjëherë vizitat ambulatore specialistike, ndonëse një pjesë e saj shërbeu për hospitalizim të pacientëve të prekur me COVID-19.
Me shumë kujdes, duke respektuar masat anti covid, stafi mjekësor ofroi mijëra shërbimeve mjekësore për pacientët me probleme shëndetësore dermatologjike, gjatë periudhës janar-shtator 2021.
Në saje të raportit të punës, gjatë kësaj kohe janë realizuar 8 mijë e 444 vizita ambulatore specialistike.
Brenda 9 muajve kishte 231 pacientë të shtrirë në këtë klinikë, ndërkaq u kryen 279 konsultime.