Mija analiza u kryen në Shërbimin e Mikrobiologjisë Klinike

Nga muaji mars- deri tash, në Shërbimin e Mikrobiologjisë Klinike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë pranuar dhe përpunuar për analizë mikrobiologjikë 9 mijë e 46 mostra.
Prej tyre, janë 1 mijë e 730 hemokultura, 2 mijë e 312 urinokultura, 776 kultura të sputumit ( këlbazës ), 500 koprokultura (kultura e mostres së fecesit), 623 strisho fyti dhe hunde, 682 teste serologjike, 444 strisho vaginale-cervikale dhe 334 strisho plage.

Në mesin e numrit të përgjithshëm të analizave të përpunuara, janë edhe 241 mikroskopime të mostrave të fecesit për parazit, 408 teste rapide imunokromatografike të mostrës së fecesit për rota/adeno virus, 112 kultura të lëngut cerebrospinal (likuorit ) dhe 200 mostra si punktate dhe aspirate (nga trakti respirator, abdominal etj.).

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors