Ministri Vitia dhe Bordi Drejtues, takuan drejtorët e spitaleve të përgjithshme

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryesues i Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Naim Bardiqi dhe zëvëndësuesja e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, kanë takuar drejtorët e spitaleve të përgjithshme.
Ministri Vitia, duke i’u ofruar përkrahje të plotë drejtorëve të spitaleve të përgjithshme ka kërkuar nga ta, që ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore të jetë prioritet i punës, duke thënë se krahas saj, Ministria dhe ShSKUK do të trajtojë kërkesat që kanë spitalet e përgjithshme.

Sipas tij, kërkesat, sfidat dhe çdo gjë tjetër do të trajtohet bashkë, në mënyrë që shërbimet shëndetësore të jenë sa më kualitative.

Zëvëndësuesja e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, ths se krahas klinikave të QKUK-së, menaxhmenti i ShSKUK ka trajtuar dhe po trajton edhe kërkesat e spitaleve të përgjithshme.

Drejtorët e spitaleve të përgjithshme paraqiten punën që po bëhet në spitalet e përgjithshme, kërkesat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë punës së përditshme.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors