Misioni Gift of Life, mjekët trajtojnë 26 fëmijë me probleme në zemër

Me përkrahjen e shoqatës “Gift of Life”nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mjekët italianë, kardiologë dhe kardiokirurgë, do të trajtojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës deri të shtunën e kësaj jave 26 fëmijë me probleme në zemër.
Të asistuar edhe nga mjekë, anesteziologë dhe pjesa tjetër e stafit përcjellës operativ që punojnë në QKUK, kardiokirurgët nga Italia do të kryejnë 11 operacione në zemër të hapur.

Sipas programit, ndërkaq, në Klinikën e Kardiologjisë është paraparë që të realizohen 15 intervenime kardiologjie apo diagnostike.

Në muajin prill të këtij viti, mjekë kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët shërbyen në kuadër të Shoqatës Ndërkombëtare “Gift of Life”, kishin intervenuar te 29 fëmijë.

Post Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors