Nê Kardiokirurgji për herë parë përdoret procedurë e re e zëvendësimit të Valvulës Aortale

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë janë realizuar operacionet me procedurën e re të zëvendësimit të Valvulës Aortale, e quajtur Perceva.

Bëhet fjalë për valvula biologjike të kualitetit të lartë, të cilat janë vendosur me procedurën e veçantë, pa pasur nevojë që proteza të fiksohet me penj kirurgjikë.

Proteza biologjike vendoset me ndihmën e stentit te veçantë dhe me një hapje minimale të aortës.

Kjo procedurë e shkurton dyfish kohëzgjatjen e operacionit, siguron kualitet të lartë të valvulës dhe minimizon komplikimet e organeve si pasojë e kohëzgjatjes më të madhe të operacioneve kardiokirurgjike.

Operacionet janë kryer nga kardiokirurget vendorë, anesteziologë dhe pjesa tjetër e ekipit operator, me asistimin e një profesori nga Greqia.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors