Në ShSKUK diskutohet për zbatimin e Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, bashkë me drejtuesit e klinikave COVID në Qendrën Klinike Universitare, pritën në takim anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Kuvendin e Kosovës, me të cilët diskutuan për zbatimin e Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në institucionet shëndetësore.
Për ta bërë më të lehtë ballafaqimin me situata të tilla epidemilogjike në të ardhmën, para deputetëve profesionistët shëndetësorë ofruan sugjerimet dhe paraqitën kërkesat e tyre, ndërsa theksuan nevojën që ato të inkorporohen me rastin e hartimit të ligjit të ri për sëmundjet ngjitëse.

Duke falënderuar stafin shëndetësor për punën e jashtëzakonshme gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi vlerësuan domosodshmërinë e një mendimi nga profesionistët shëndetësorë, për ta bërë ligjin e ri më të mirë dhe më lehtë të zbatueshëm.

Post Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors