Në Vushtrri shënohet Dita Botërore e Diabetit

Me moton “Qasja në kujdes ndaj Diabeti, nëse jo tani, kur ?”, me organizim të Spitalit të Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri, në pëkrahje edhe nga Komuna e Vushtrrisë, është organizuar manifestimi në shënim të 14 nëntorit, Ditës Botërore të Diabetit.
Me këtë rast, Pranvera Zejnullahu-Raçi, u.d. drejtoreshë e përgjithshme e ShSKUK-së, tha se shënimi i kësaj dite është i një rëndësie të veçantë, pasi ka në fokus trajtimin e një patologjie shumë me rëndësi, siç është Diabeti Melit.

Ajo theksoi se kjo patologji prek 10% të popullatës në nivel global, me tendencë rritje, andaj paraqet problem dhe trajtimi në baza ditore është shumë i rëndësishëm.

Shefkije Shatri, drejtoreshë e Spitalit të Vushtrrisë, tha se spitali, krahas ofrimit të shërbimeve shëndetësore, në vazhdimësi po mbështetë kampanjat sensibilizuese, sikurse kjo e sotmja.

Dr. Edita Blakaj-Shala, endokrinologe dhe organizatore e këtij aktiviteti, deklaroi se diabeti është një nga sëmundjet kronike me rritje më të shpejtë në botë .

Sipas saj, verësohet që rreth 700 milionë të rritur në mbarë botën do të kenë diabet deri në vitin 2045.

Për rëndësinë e këtij organizimi foli edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ofroi mbështetjen e Komunës për këtë aktivitet.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors