E nderuar Familje e Dr Muharrem Krasniqit, Të nderuar anëtarë të Shoqatës së Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës,
Të nderuar punëtorë të Kl. Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv,
I nderuar komunitet i profesionistëve shëndetësorë,
Në profesionin e shenjtë të Anesteziologut, ka momente të vështira, por njëri prej më të vështirëve është të konstatosh se një koleg i yti nuk jeton më.
Sot, me dhimbje të thellë përjetuam momentin e rëndë, humbjen e Dr Muharrem Krasniqit, ngjarje e papritur, që na tronditi të gjithëve.
Gjatë jetës së tij profesionale, të cilën e ushtroi në Klinikën e Anesteziologjisë – QKUK, punoi shumë dhe pa u ndalur, por për më shumë se dy vite të fundit, me punë të palodhur dhe me përkushtim të madh, u kujdes dhe mjekoi pacientët me Covid-19 në Klinikën Infektive dhe në njësitë tjera, ku gjindeshin pacientët e tillë.
Poashtu, me zell punoi edhe në njësitë tjera të Klinikës së Anestezologjisë dhe Mjekimit Intensiv në QKUK dhe në Spiatalin e Vushtrrisë, kudo që kërkohej nga ai dhe në çdo kohë.
Si një njeri i urtë, i përkushtuar në punë, u mundua të respektojë dhe ndihmojë të gjithë kolegët, pavarësisht moshës së tyre, me çka la mbresa të pashlyeshme te të gjithë.
Përkundër angazhimeve profesionale, ishte i përkushtuar në ndjekjen e ngjarjeve të rëndësishme, të organizuara nga ShAIK.
E nderuar Familje Krasniqi,
Në emër të Shoqatës së Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës-ShAIK dhe në emër të të gjithë punëtorëve të Kl. Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, pranoni ngushëllime të sinqerta për humbjen e familjarit Tuaj, që është një humbje e ndjeshme për Ju, për Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, për ne si Shoqatë, për mjekësinë kosovare dhe më së shumti për pacientët në nevojë.
Ne, kolegët e tij, do të vazhdojmë punën, aty ku e la ai, për të mirën e pacientëve të cilët i trajtoi me shumë përkushtim.
Kujtimi për jetën dhe veprimtarinë e Dr Muharremit, do të jetë i përjetshëm!
Me respekt,
Dr Lulzim EMINI, Kryetar i ShAIK
Dr Gazmend SPAHIJA, Drejtor i KAMI