Nis bashkëpunimi i Klinikës së Syve në QKUK me atë të Zagrebit të Kroacisë

Zhvillimi, avancimi i shërbimeve oftalmologjike dhe shkëmbimi i përvojave në mes Klinikës së Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Qendrës Klinike Spitalore në Zagreb të Kroacisë
, ka qenë në fokus të bisedës ndërmjet u.d. drejtoreshës së përgjithshme të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi, me dy profesorë të njohur nga Zagrebi i Kroacisë, Prof. Dr. Nenad Vukojevic, Klinika e Syve, Qendra Klinike Spitalore (KBC- Klinicki Bolnicki Centar) Zagreb, Kroaci dhe Prof. Dr. Tomislav Jukic, nga po e njëjta klinikë.

Në bashkëbisedim me ta, ku prezent ishte edhe drejtori i Klinikës së Syve, Ardian Shabani, është biseduar në lidhje me mundësitë e edukimit të vazhdueshëm specialistik të stafit mjekësor, por edhe për bashkëpunimin dypalësh.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors