Nuk ka rrezikim të pacientëve në mjekësi sportive

Në lidhje me raportimet e disa medieve se ka pasur probleme dhe rënie të sasisë së furnizimit me oksigjen në Objektin e Mjekësisë Sportive, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës, njofton se furnizimi me oksigjen në klinikat e QKUK-së, përfshirë edhe këtë objekt është nën monitorim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipet e sektorit teknik dhe nuk ka pasur rrezikim të jetës së pacientëve.

SHSKUK, kërkon nga mediet që të jenë të kujdesshme në raportimet e tyre në lidhje më këtë çështje dhe mos të kirjohet panik në opinion.

SHSKUK siguron qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për trajtim profesional të pacientëve me Covid-19 dhe furnizimi me oksigjen në klinika është stabil.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors