Operohet polici i plagosur në Mitrovicë

Kirurgët torakal të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë operuar policin e lënduar në Mitrovicë dhe gjendja e tij është stabile.
Komunikata para operacionit

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se sot rreth orës 8:30, një pjesëtar i Policisë së Kosovës i lënduar mbrëmë është pranuar në Qendrën Emergjente, pasi kishte marr trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe rasti, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.

Pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors