Kabineti i Endoskopisë në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK është kompletuar, pas ardhjes së pajisjeve të reja mjekësore dhe ridizajnimit të hapësirave.
Menaxhmenti i SHSKUK-së e ka pajisur këtë klinikë me 4 gastroskopë dhe 4 kolonoskopë të rinj, të markës Olympus dhe Karl Storz- duke përmbushur plotësisht nevojat për trajtim endoskopik të pacientëve.
Pas ndërhyrjeve të fundit, Kabineti i Endoskopisë i ka tri salla, listës të pritjes nuk ka dhe pacientët marrin shërbimet e nevojshme shumë shpejt.
Në një ceremoni zyrtare, u.d. ministrja e shëndetësisë, Dafina Gexha- Bunjaku, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, u.d. drejtoresha e SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, dhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së, përuruan pajisjet e reja dhe përgëzuan menaxhemtin e klinikës për punën e jashtëzakonshme, ndërkohë premtuan mbështetje të vazhdueshme dhe u zotuan për investime tjera në të gjitha klinikat, që kanë synim rritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore dhe krijimin e kushteve të punës për punëtorët shëndetësorë.








