Për 5 muaj, 4 mijë e 67 biopsi

Në Institutin e Anatomisë Patologjike në Institutet Paraklinike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në 5 mujorin e parë të vitit 2021, janë realizuar 4 mijë e 67 ekzaminime histopatologjike/biopsi.
Gjithashtu, janë bërë 311 ekzaminime citologjike, 798 PAP teste nga Klinika e Gjinekologjisë me Obstetrikë, 569 PAP teste në kuadër të mbështetjes për programin e skriningut për kancer të qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës.

Profesionistët shëndetësorë kanë kryer edhe 20 ekzaminime intraoperative/ex tempore, 1 mijë 848 ekzaminime imunohistokimike dhe për herë të parë në Kosovë janë realizuar 7 ekzaminime me Silver in Situ Hibridizim te rastet me kancer të gjirit.

Në kuadër të analizave imunohistokimike janë punuar edhe 150 markerë imunohistokimikë me rëndësi prognostike dhe terapeutike për kancerin e gjirit, si dhe markerë tumoralë për imunoterapi dhe target terapi te kancerët e gjirit dhe të mushkërive.

Instituti i Anatomisë Patologjike është i furnizuar me të gjitha materialet shpenzuese dhe reagensat për analizat diagnostike histopatologjike dhe citologjike, të cilat realizohen në aparatura bashkëkohore.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors