Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 6 muajve të parë të vitit 2022, janë pranuar për trajtim 884 pacientë, derisa janë kryer 653 operacione, thotë raporti i punës.
Nga muaji janar deri në muajin qershor janë realizuar 2 mijë e 232 vizita specialistike dhe janë ofruar 8 shërbime diagnostike.
