Për 9 muaj u kursyen 1.5 milion euro në furnizim me oksigjen

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës për 9 muaj ka kursyer mbi 1.5 milion euro në furnizim me oksigjen. Këto kursime u mundësuan falë investimeve të bëra në QKUK dhe spitalete përgjithshme për instalim të rezervuareve të oksigjenit, duke mundësuar furnizimin me oksigjen të lëngshëm dhe duke hequr nga përdorimi cilindrat (bombolat e oksigjenit) të cilat kanë shkaktuar shpenzime shumë më të mëdha.
Furnizimi ka qenë më i vështirë, sidomos në spitalet e përgjithshme që nuk kanë pasur rezervuare të furnizimit të lëngshëm me oksigjen.

Në një raport/analizë të shpenzimeve të oksigjenit të lëngët për periudhën 9 mujore të vitit 2021 (janar-shtator 2021) rezulton se vetëm në spitalet e përgjithsme janë shpenzuar rreth 900 mijë L oksigjen (e shprehur në vlerë financiare rreth 400 mijë Euro).

Nëse nuk do të ishin instaluar cryo-tanket, ShSKUK do të shpenzonte rreth 2 milion euro për oksigjen të gazët me bombola, pra vetëm për 9 muaj në spitalet e përgjithshme (pa llogaritur fare këtu QKUK) pra, janë kursyer mbi 1.5 milion Euro në furnizimet me oksigjen.

Poashtu, këto kursime u mundësuan edhe falë zgjerimit me oksigjen qendror në dhomat e pacientëve si në QKUK, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

ShSKUK ka instaluar rezervoarët për furnizim me oskigjen të lëngët në të gjitha spitalet e përgjithshme, ndërkohë ka rritur kapacietet edhe në QKUK.
Nga kapaciteti 20 ton që kishte në QKUK, tashmë ka 35 ton, kurse në spitalet e përgjithshem që nuk kishte fare, tashmë ka kapacitet për furnizim me 55 ton me oksigjen të lëngshëm.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors