Prof. Zovak nga Kroacia, ligjëroi për teknologjitë e reja-revolucion për trajtimin e sëmundjeve malinje

Prof. dr. Mario Zovak, kirurg-onkolog në Spitalin Universitar “Sestre Milosrdnice” në Zagreb të Kroacisë, qëndroi sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku u prit në takim nga drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, me të cilin biseduan për mundësinë e shkëmbimit të përvojave dhe trajnimit të mjekëve kosovarë.
Në kuadër të vizitës së tij, Zovak pa nga afër, gjithashtu, punën që po bëhet në Klinikën e Radiologjisë, gjersa mbajti edhe një prezantim në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë para radiologëve, onkologëve dhe kirurgëve me temën: “Teknologjitë e reja-revolucion për trajtimin e sëmundjeve malinje”.

Profesor Zovak ka ndihmuar në aftësimin e mjekëve kosovarë në institucionin, që e ka udhëhequr dhe ka ardhur në Kosovë, si herën e kaluar, për të ofruar mundësi për aftësim të mjekëve tanë në Zagreb.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors