Qeveria e Luksemburgut dhuroi donacion në vlerë mbi 28 mijë euro për QKUK

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është mbajtur ceremonia zyrtare e pranimit të donacionit të dhuruar nga Qeveria e Luksemburgut, përmes projektit KSV/017. Në kuadër të këtij donacioni përfshihen pajisje mjekësore dhe material shpenzues për barnatoren qendrore, në vlerë prej 28 mijë e 745 mijë euro.

Në ceremoninë pranim- dorëzimit të donacionit morën pjesë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ngarkuari me detyrë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, z.Eric Dietz, Gulten Aka, përfaqësuese regjionale e Lux-Dev, Mimoza Ukimeraj, zëvendësuese e përkohshme e drejtorit të ShSKUK.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vlerësoi lart bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Luksemburgut, si partner dhe përkrahës i vazhdueshëm i projekteve në shëndetësi.

“ Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht të Ministrisë së Shëndetësisë z. Dietz, ju falënderojmë juve dhe Qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e shëndetësisë publike, gjë që është ndihmesë e madhe për popullsinë tonë”, tha, ndër të tjera, ministri Vitia.

I ngarkuari me detyrë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz, theksoi se ky donacion është vazhdimësi e ndihmës për qytetarët e Kosovës, siç është parë edhe gjatë Pandemisë së Covid-19.

“ Ne kemi ofruar ndihmë jo vetëm për QKUK, por edhe për dy spitale rajonale, atë të Gjilanit dhe Prizrenit, në renovime të reparteve dhe trajnim të stafit” tha, z. Dietz.
Ai u shpreh se po aq i rëndësishëm sa bashkëpunimi ndërshtetëror, është edhe raporti ndërnjerëzor që është krijuar me qytetarët e shtetit të Kosovës.

Ministri Vitia dhe z. Dietz, pas ceremonisë zyrtare i vizituan hapësirat e Barnatores Qendrore në QKUK me ç ‘rast diskutuan edhe mundësitë për investimet që mund të bëhen në të ardhmen.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors