QKUK: Mbi 193 mijë shërbime radiologjike

Sukses i jashtëzakonshëm nga Klinika e Radiologjisë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), njofton se gjatë vitit 2024, mbi 193 mijë pacientë kanë marrë shërbime radiologjike, në kuadër të Klinikës së Radiologjisë në QKUK.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 110 mijë Radiografi, mbi 36 mijë Tomografi të Kompjuterizuara (CT), 12 mijë e 315 Rezonanca Magnetike, 2 mijë 500 Mamografi, 31 mijë e 334 Ultrazë, 2 mijë Tomografi të Kompjuterizuara- Angiografi, 78 Angiografi-DSA, 1343 biopsi, si dhe 21 pacientë në Stroke Center.

Bazuar në Raportin e Klinikës së Radiologjisë, lista e pritjes për Rezonancë Magnetike është deri me datë 3 prill, kurse për CT deri më datë 10 mars 2024.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors