Rifillon puna në ambulancat specialistike

Këtë të mërkurë ka rifilluar puna.
Ambulancat specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë hapur dyert, sërish, për pacientët, pas fillimit të përmirësimit të situatës me Pandeminë COVID-19. Me maska, në distancë, duke respektuar në plotni masat anticovid, qytetarët po marrin shërbimet e nevojshme mjekësore, të cilat ishin pezulluar, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 dhe me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit.

Ju lutem, vaksinohuni dhe respektoni masat anticovid!

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors