ShSKUK dhe Departamenti i Psikologjisë në UP, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës dhe Fakulteti Filozofik, përkatësisht Departmenti i Psikologjisë, në kuadër të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi.
Në emër të drejtorit të përgjithshëm ShSKUK-së, Elvir Azizi, marrëveshjen e ka nënshkruar u.d. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari dhe Dekani i Fakultetit Filozofik, Dashamir Bërxulli.

Dy palët janë pajtuar që profesionistët nga të dy Institucionet duhet të krijojnë sinergji në studimet e përbashkëta me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe rritjes së njohurive shkencore në lëminë e psikiatrisë dhe psikologjisë.

Marrëveshja parasheh që psikiatrët, psikologët, profesorët universitarë, studentët, personeli edukativo-arsimor, mund të kontribuojnë në identifikimin e faktorëve me ndikim në shëndetin mendor dhe mund të zhvillojnë dhe pilotojnë intervenime parandaluese dhe trajtuese.

Po ashtu, Njësitë Organizative të SHSKUK-së, të ofrojnë mundësi për praktikë për studentët e vitit të tretë të nivelit të studimeve bachelor dhe studentëve të nivelit të studimeve master të Departamentit të Psikologjisë.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors