SHSKUK furnizohet me 26 ultrazë për spitale dhe klinika

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar është furnizuar me 26 ultrazë për nevojat e klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Pacientët, por edhe stafi mjekësor më nuk do të ketë mungesë të paisjeve të tilla për diagnostikim të mirë. Këto pajisje kanë kushtuar 338 mijë e 900 euro.

Dy ultrazë do të shkojnë në Spitalin e Mitrovicës, 2 në atë të Vushtrrisë, 2 në Ferizaj, 2 në Gjilan, 2 në Prizren, 2 në Gjakovë dhe 2 në Spitalin e Pejës.

2 ultrazë do të dërgohen në Klinikën e Gjinekologjisë, 1 Kirurgji Abdominale, 3 në Klinikën e Radiologjisë, 1 Urologjia, 1 Emergjenca, 1 Gastroenterologjia me Hepatologji dhe 1 Klinika e Anetezionit dhe Mjekimit Intensiv., 1 në Fiziatri dhe 1 në Nefrologji.

SHSKUK ka inicuar procedurat për blerje edhe të pajisjeve të tjera që janë të domosdoshme për pacientët.

Post Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors