Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, gjatë vitit 2021 janë kryer 1 mijë e 750 lindje- 528 me operacion, derisa kishte 1 mijë e 765 foshnje të lindura
Përveç punës në Repartin e Gjinekologjisë, raporti vjetor i punës i ka përfshirë edhe rezultatet e reparteve tjera, të cilat kanë ofruar mijëra shërbime për pacientët, me theks të veçantë sallat operative, ku u kryen 1 mijë e 894 intervenime kirurgjike të natyrave të ndryshme.
Vitin e shkuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, gjithashtu, janë realizuar 67 mijë e 894 vizita ambulatore dhe 468 mijë e 119 analiza laboratorike për 29 mijë e 627 pacientë.
Nga shërbimet radiologjike, janë bërë 1 mijë e 828 Tomografi të Kompjuterizuara, 9 mijë e 26 ultrazë dhe 16 mijë e 112 radiografi.