Sqarim nga Drejtoria e ShSKUK, lidhur me shkrimet për Zyrën e Infermierisë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, demanton shkrimet në medie dhe reagimet në lidhje me siç thuhet për “shuarjen e Zyrës së Infermierisë në QKUK/ShSKUK”.
Menaxhmenti aktual i ShSKUK-së, duke demantuar këto pretendime, sqaron se nuk ka shuar asnjë Zyrë apo Shërbim, por ka trashëguar një Zyrë të tillë, pa kontratë pune ndër vite, pra kjo Zyrë de fakto dhe de juro ka qenë jo ligjore.

Drejtoria aktuale, të apostrofuarën e kësaj Zyre, që përmendet në reagime, e ka gjetur pa kontratë pune dhe nuk bëhet fjalë për shkëputje të kontratës së saj, por, për mungesë së kontratës së punës për Shërbimin e Infermierisë.

Kurse kjo Zyrë/Shërbim i Infermierisë nuk është i përfshirë në Organogramin e QKUK/ShSKUK.

Me respekt,

Zyra e drejtorit të përgjithshëm- ShSKUK

Post Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors