Vendimi i ri rregullon orarin e rregullt të punës
Sqarim nga ShSKUK
Vendimi i ShSKUK rregullon vetëm orarin e rregullt të punës dhe në asnjë mënyrë nuk e konteston apo mohon rrezikshmërinë në shërbime të caktuara, nuk është për UNIFIKIM dhe orar UNIK, por vetëm zbatim i orarit të rregullt të punës!
Na vjen keq që Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) nuk e ka kuptuar drejtë vendimin e ShSKUK për orarin e rregullt të punës dhe që reagimi është bërë pa konsultim paraprak.
Të punësuarit do të gëzojnë të gjitha benefitet e tjera të parapara me Ligj.
Vlerësimi i rrezikshmërisë dhe masave mbrojtëse nuk është bërë nga vitit 2020/2021, ndërkohë janë shtuar shumë shërbime dhe masa mbrojtëse dhe është e nevojshme të bëhet një ri/vlerësim.
Vendimi parasheh që secili drejtor klinike, spitali apo njësie të bëjë vendim individual për rrezikshmërisë për të punësuarit.
Për këtë proces do të angazhohet edhe Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës, si institucion i verifikuar dhe certifikuar për vlerësim të rrezikshmërisë, e cila do të ju ndihmojë drejtorëve të njësive.
Me respekt,
Zyra e drejtorit të përgjithshëm-ShSKUK
038 512 600
Me respekt,