U.d. drejtoresha e SHSKUK-së, takoi dr. Arnaud Charpentier

U.d. drejtoresha e SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, priti në takim dr. Arnaud Charpentier, drejtor i Institutit Kombëtar për Kirurgji Kardiake dhe Kardiologji Intervente (INCCI) “HAERZ-ZENTER” në shtetin e Luksemburgut, Roberto Cattarinussi, ekspert biomjekësor si dhe dr. Afërdita Ademi- Osmani, udhëheqësen e projektit për për Shëndetësi KSV/017, i cili mbështetet nga Qeveria e Luksemburgut.
Përveç tjerash, gjatë takimit u diskutua edhe për fillimin e bashkëpunimit me Institutin Kombëtar të Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Intervente (INCCI) të Luksemburgut për ngritje të kapaciteteve të personelit shëndetësor të shërbimit të kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë intervente në Kosovë.

Të shoqërur nga u.d. drejtoresha Zejnullahu Raçi, ata vizituan edhe Klinikën e Kardiologjisë për t’u njohur me mënyrën e funksionimit të saj dhe punën që po bëhet aty rreth trajtimit të pacientëve me probleme në zemër, ku pritën nga Lulzim Kamberi, drejtor i klinikës dhe nga u.d. shefi sallave të Kateterizimit, Daut Gorani.

Vlen të theksohet se kjo është vizita e parë e dr. Arnaud Charpentier dhe z. Roberto Cattarinussi në Kosovë, derisa do të shërbejë për vlerësimin e nevojave të institucioneve publike që ofrojnë shërbime kardiokirurgjike dhe kardiologjike në kuadër të ShSKUK-së

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors