Në kuadër të programit të Klinikës së Radiologjisë QKUK SHSKUK për EVPM të akredituar nga OMK, në ambientin dhe kushtet e avansuara në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovë
Dr Bujr Gjikolli ka prezantuar temën: Rezonanca magnetike e krahut -anatomia.
Radiolog, ortoped , fiziatër, mjek familjar, patolog e teknik të radiologjisë dhe kolegët nëpër qendrat e telemjekësisë në spitalet rajonale të Kosovës, përcollën prezantimin mbi anatominë e krahut, paraqitjen dhe vlerësimin imazheve të krahut me rezonancë magnetike.
Pjesëmarrësit do të marrin nga tre pikë akredituese në kuadër të EVPM.