Vlerësohet organizimi i Spitalit të Vushtrrisë, lidhur me Ditën Ndërkombëtare të Diabetit

Aktiviteti i organizuar me rastin e Ditës Botërore të Diabetit nga Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri, mbështetut nga Komuna e Vushtrrisë dhe Oda e Mjekëve të Kosovës është prezantuar edhe nga organizata ndërkombëtare “Global Diabetes Walk” si aktivitet i vlerësuar.
Krahas kësaj, kjo organizatë ka ndarë mirënjohje për Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri dhe e ka konfirmuar se dr. Edita Blakaj-Shala, endokrinologe në Spital është ambasadore nderi e Fondacionit “Global Diabetes Walk”.

Aktiviteti është vlerësuar nga kjo organizatë dhe si i tillë është publikuar në përmbledhjen e aktiviteteve globale që janë mbajtur nëpër shtete të ndryshme. “Ndërgjegjësimi dhe mbështetja për pacientët me diabet shtrihet përtej mjekësisë, duke sjellë shërbimet e komunitetit dhe të kujdesit shëndetësor në zemër të një angazhimi kolektiv për përmirësimin e shëndetit” ishte përmbledhja e mesazhit që ka dhënë për këtë publikim organizatorja e projektit dr. Edita Blakaj – Shala.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors