Zhvillohet aktiviteti për fëmijët “Superheronjët”

Aktiviteti tradicional “Superheronjtë”, është organizuar edhe këtë vit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)-Klinikën e Pediatrisë.
Me organizim të QKUK-së, Klubit “Alpin Prishtina” (KAP), organizatës “Care For Kosovo Kids” alpinisët e KAP, u lëshuan me litarë nëpër ballkonet dhe dritaret e Klinikës së Pediatrisë duke shpërndarë dhurata për fëmijët që po marrin trajtim mjekësor në QKUK.

Duke vlerësuar organizimin e këtij aktiviteti, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, tha se në kuadër të Listës Esenciale të barnave është rritur numri i tyre, e që do të mundësojnë trajtim më të mirë për fëmijët.

“ Aktivitete e tilla janë të mirëseardhura, ngase krahas trajtimit shëndetësor, fëmijët kanë nevojë edhe për trajtim shpirtëror”, u shpreh ai.

Mrika Karaçi, menaxhere për aktivitete në “Care for Kosovo Kids”, duke treguar për aktivitetin, theksoi se organizimi i tillë është bërë me qëlim të ngritjes së fondeve për trajtim të fëmijëve me kancer.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors