Klinika e Alergologjisë me Imunologj
Përshkrim i shkurtër institucional
Klinika e Alergologjisë me Imunologji është njësi shëndetësore organizative e QKUK/ShSKUK-se dhe përfaqëson institucionin terciar referues për diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve alergjike dhe çrregullimeve imunologjike në Republikën e Kosovës.
Historiku:
Kjo klinikë është themeluar në vitin 2019 me qëllim të zhvillimit të një qendre të specializuar për trajtimin e patologjive të sistemit imun, si dhe sëmundjeve alergjike të natyrës respiratore, ushqimore, dermatologjike dhe të tjera.
Fillimisht gjatë viteve ka funksionuar në cilësinë e Institutit paraklinik duke ofruar vetëm sherbime ambulantore profesionale.
Gjatë viteve të fundit, Klinika ka pasur një zhvillim të qëndrueshëm profesional dhe teknologjik, duke u kthyer në pikë kyçe referuese për pacientët nga e gjithë Kosova.
Roli dhe funksionet kryesore:
Klinika e Alergologjisë me Imunologji ofron shërbime diagnostike dhe terapeutike për pacientët me sëmundje alergjike dhe imunologjike.
Kryen testime të specializuara si: testet prick (të shpimit të lëkurës), panelet alergjike ushqimore e inhalatore, testet për medikamente duke përfshirë(patch testet, prick testet, IDR,testi i mbingrakeses).
Diagnostikimi dhe trajtimi i Angioedemës Hereditare(në kuadër të semundjeve të rralla)
Desenzibilizimi në polene, pluhur shtëpiak, imunoterapia biologjike.
Ka rol aktiv në edukimin e studentëve të mjekësisë, mjekëve të rinj dhe në trajnimin e specialistëve në fushën e alergologjisë dhe imunologjisë klinike.
Bashkëpunon me institucionet ndërkombëtare dhe merr pjesë në projekte hulumtuese dhe zhvillimore në fushën e imunologjisë.
Stafi profesional i Klinikës së Alergologjisë me Imunologji – QKUK/ShSKUK
Numri i përgjithshëm i stafit:
Klinika e Alergologjisë me Imunologji në QKUK aktualisht numëron gjithsej 21 punonjës, të cilët përfshijnë staf mjekësor specialist, mjekë të rinj, infermierë, teknikë dhe staf administrativ e mbështetës.
Struktura organizative
Drejtore e Klinikës:
Dr.Bardhe Selmanaj-Bislimi, specialiste e Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike
Shefe e sherbimit:
Dr.Haxhere Bullaku, specialiste e Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike
Kryeinfermiere e Klinikës:
Merita Morina
Kryeinfermirer i Repartit:
Halit Bajraktari
Stafi profesional-Mjek specialist:
1.Dr.Venera Kurtishi
2.Dr. Leonora Svarqa
3.Dr. Visar Smakaj
4.Dr. Ramadan Seferi
5.Dr. Violeta Tahiraj
6.Dr. Astrit Jahjaga
7.Dr. Valbona Gashi
8.Dr. Enis Halimi
9.Dr. Merita Salihu
Mjek specializant:
1.Dr. Denis Gorçi
2.Dr. Ibadete Bucaliu
3.Dr. Greta Begolli Stavileci
4.Dr. Arbresha Syla
5.Dr. Rron Zogaj
6.Dr. Yll Ahmetaj
Infermierët:
1.Mirvete Hyseni Bahtiri
2.Xheneta Hajzeri
3.Blerta Rexhepi
4.Ema Kadriu
5.Fjona Zhjeqi
6.Vjosa Hulaj Gashi
7.Alketa Morina
Administrator i Klinikës:
Valton Ahmetxhekaj
Orari i punes: 07:00-15:00
038-500-600/ 44