LINIKA E ANESTEZIONIT DHE MJEKIMIT INTENSIV (KAMI)
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)
Menaxhmenti
Drejtor:
Dr. Gazmend Spahija, Mr. Sci
Anesteziolog & Reanimator
Tel: 038 500 600
✉️ Email: gazmend.spahija@rks-gov.net
Kryeinfermieri:
Mentor Mustafa
Anestezist / Infermier
Tel: 083 500 600
Rreth Klinikës
KAMI është një nga shtyllat kryesore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke u renditur si klinika e dytë më e madhe për nga numri i të punësuarve. Me mbi 240 profesionistë shëndetësorë, përfshirë 44 anesteziologë, kryejmë rreth 20,000 anestezione në vit, duke garantuar kujdes të avancuar dhe të sigurt për pacientët në çdo fazë të trajtimit.
Shërbimet Kryesore
-
Anestezion i përgjithshëm dhe regjional në të gjitha klinikat kirurgjike
-
Anestezion ambulantor për klinikat jo-kirurgjike
-
Mbështetje anesteziologjike për Stroke Center, Onkologji, Pediatri, Interno dhe Radiologji
-
Trajtim i dhimbjes postoperatore
-
Kujdes intensiv në këto njësi:
-
Mjekimi Intensiv Qendror (MIQ)
-
Njësia Intensive në Kardiokirurgji
-
Njësitë gjysmë-intensive në Kirurgji dhe Gjinekologji
-
Aktivitetet Ditore
-
Mbi 30 vendpunime aktive çdo ditë
-
Kontrollime paraoperatore dhe përgatitje për ndërhyrje kirurgjikale
-
Konsulta konziliare në të gjitha njësitë klinike
-
Reanimim kardiopulmonar në të gjitha repartet e QKUK
-
Shërbime 24/7 në sallat operative dhe njësitë intensive për rastet emergjente
-
Trajtim i pacientëve me rrezik jete për shkak të politraumave ose sëmundjeve të rënda
Ne ofrojmë kujdesin më të avancuar për pacientët në çdo fazë — nga anestezioni deri te mjekimi intensiv.
Kujdesi për të Gjitha Grupmoshat
KAMI është e vetmja klinikë në Kosovë që ofron:
-
Anestezion për të porsalindur dhe fëmijë me nevoja kirurgjikale
-
Kujdes intensiv të specializuar për politrauma, djegie dhe sëmundje të avancuara internistike apo kirurgjikale, për të gjitha grupmoshat
Kapaciteti i Njësive Intensivë
| Njësia | Kapaciteti |
|---|---|
| Mjekimi Intensiv Qendror (MIQ) | 21 shtretër |
| Njësia Intensive në Kardiokirurgji | 10 shtretër |
| Gjysmë-intensive (Kirurgji) | 4 shtretër |
| Gjysmë-intensive (Gjinekologji) | 16 shtretër |
Arsim dhe Hulumtim
KAMI ka rol të rëndësishëm edukativ dhe hulumtues, duke ofruar:
-
Trajnim për studentë të Fakultetit të Mjekësisë
-
Edukim për specializantët e anesteziologjisë, mjekimit intensiv dhe specialiteteve të tjera kirurgjikale dhe jo-kirurgjikale
Anesteziologët tanë janë të angazhuar në:
-
Hulumtime shkencore vendore dhe ndërkombëtare
-
Publikime akademike
-
Ligjërata dhe seminare në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës, Shoqatën e Anestezionit dhe Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës