342 operacione u kryen në Klinikën e Neurokirurgjisë

Sipas raportit të punës për periudhën janar-tetor 2021, në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 342 operacione.
Në mesin e tyre, 97 raste ishin me tumor në tru, të cilat i kanë operuar me sukses mjekët neurokirurgë, bashkë me anesteziologë dhe stafin përcjellës.

Brenda kësaj kohe, në sallat e Neurokirurgjisë, gjithashtu, janë bërë 146 operacione të Hernisë Diskale.

Për këta 10 muaj, po ashtu, 99 pacientë, të cilët kishin gjakderdhje në tru, i janë nënshtruar operimit në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Post Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors