550 pacientë në trajtim në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

Bazuar në raportet e datës 4 maj 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 550 pacientë.
452 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 417 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 226 pacientë

13 prej tyre në gjendje të rënduar
175 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
182 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 94 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 34 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 79 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 3 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 324 pacientë

18 në gjendje të rënduar
277 të konfirmuar pozitivë
235 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 51 pacientë
Spitali i Gjakovës, 68 pacientë
Spitali i Pejës, 74 pacientë
Spitali i Gjilanit, 40 pacientë
Spitali i Ferizajt, 38 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 38 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 13 pacientë

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors