Delegacioni i Emirateve Arabe vizitoi Spitalin Kirurgjik-Pediatrik

Një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i kryesuar nga Dr. Maitha bint Salem Al Shamsi, nga Qeveria Federale dhe këshilltare e Shikha Fatima, ka vizituar të premten Spitalin e ri Kirurgjik- Pediatrik në QKUK.
Gjatë vizitës së saj në këtë institucion, ajo është shoqëruar nga ambasadorja e EBU në Kosovë, Nabila Alshamsi dhe zyrtarë të Presidencës së Kosovës

Delegacionin e pritën zëvëndësuesja e ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha, zëvëndësministri, Arsim Berisha, Kryesuesja e Bordit të ShSKUK-së, Aida Rexhepi dhe u.d. drejtoresha e përgjithshme e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi.

Zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë qëndruar në Emergjenën Pediatrike, Mjekimin Intesiv Pediatrik dhe në Kirugjinë Pediatrike, që ofrojnë shërbime në kuadër të Spitalit të ri Kirurgjik- Pediatrik.

Delegacioni i EBU është njoftuar lidhur me punën, që po bëhet në këto shërbime dhe nevojat për investime shtesë.

Spital i ri Kirurgjik- Pediatrik në QKUK, është investim në vlerë 22 milionë euro i Emirateve të BashkuaraArabe për shëndetësinë e Kosovës.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors