Dr. Ernesë Xhafa- Hamiti, specialiste e Onkologjisë, në Britani të Madhe, do të ndihmojë QKUK-në

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, Pranver Zejnullahu- Raci dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Onkologjisë, Arben Bislimi, pritën në takim Ernesë Xhafa- Hamitin, specialiste e Onkologjisë, e cila jeton dhe vepron në Britani të Madhe.
Xhafa- Hamiti është mjekja e parë që i përgjigjet pozitivisht ftesës së Ministrisë së Shëndetësisë për angazhim të mjekëve specialistë nga mërgata në institucionet shëndetësore publike në Kosovë.

Dr. Ernesa Xhafa- Hamiti do të angazhohet për krijimin dhe aplikimin e udhëzimeve lokale dhe të protokolleve të terapisë antikanceroze në kancerin fillestar dhe të avancuar të gjirit dhe të mushkërive.

Ky takim që do të mbahet me datë 11 nëntor 2022, është në proces të akreditimit nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors