Drejtori i përgjithshëm, priti në takim profesorët nga Universiteti i Gjenevës

Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, ka pritur në takim pune profesorët nga Universiteti i Gjenevës, Dr. Besson, Dr. Kosel, Dr. Bartolemi.
Takimi është organizuar nga Dr. Burim Meta dhe Dr. Bujar Berisha, ku prezent ishte edhe drejtori i Klinikës së Psikiatrisë dhe përfaqësuesi i Institutit të Psikiatrisë Forenizike.

Temë e diskutimit ishte gjendja e shëndetit mendor në dy shtetet dhe diskutimi i mundësisë së nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Universitetit të Gjenevës, për Edukimin e Vazhdueshëm të psikiatërve të Kosovës, me Klinikën Universitare në Gjenevë.

Takimi i parapriu konferencës që do të mbahet në Prishtinë me temën “ Sfidat e Psikiatrisë në Kosovë”.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors