Drejtori Sejdiu, Ministri Ismaili dhe Ambasadori Kosnett përuruan investimet e reja në Klinikën e Pedi

Në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë janë përuruar investimet e reja nga Qeveria Amerikane në vlerë prej 150 mijë dollarë. Ky rinovim i infrastrukturës së këtij reparti dhe kësaj Klinike rrit kapacitetet e tyre për ofrim të shërbimeve më cilësore.
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe Ambasadori i SHBA në Kosovë, z. Philip Kosnett, përuruan sot investimet e reja nga Qeveria Amerikane në vlerë prej 150 mijë dollarë në Klinikën e Pediatrisë.

Me këtë rast, drejtori Sejdiu, ka falënderuar Ambasadën Amerikane dhe popullin amerikan për investimet e bëra të cilat do tw lehtësojnë trajtimin e fëmijëve.

Ministri Ismaili tha se “sot është një ngjarje pozitive për shëndetësinë kosovare. E kemi transformuar edhe një repart që për një kohë të gjatë nuk ka pasur kushtet e nevojshme për ofrim cilësor të shërbimeve. Me investimet e reja në vlerë prej 150 mijë dollarëve ky repart do të jetë në gjendje të funksionojë shumë më mirë. Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e madhe dhe direkte nga shteti mik i SHBA-ve për Kosovën”.

Ambasadori Kosnett u shpreh se “Ambasada Amerikane ka kënaqësinë të ndihmojë sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe pacientët e klinikës pediatrike të onkologjisë përmes këtij projekti për rinovim”.

Investimet në repartin e Hemato-Onkologjisë përfshijnë rinovimin e infrastrukturës së përgjithshme dhe kushteve sanitare të repartit, duke përfshirë investime në renovimin e shkallëve, mureve, tavaneve dhe zëvendësimin e tërësishëm të dritareve të shkallëve.

Sipas Ministrit Ismaili të gjitha këto investime janë pjesë e projekteve për përmirësimin e kushteve nëpër Institucionet Publike Shëndetësore që për qëllim kanë ofrimin e shërbimeve sa më të mira për pacientët.

P.S.
Komunikatë e marrë nga Divizioni për Komunikim me Publikun e Ministrisë së Shëndetësisë!

Post Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors